Vom Thema belegte Seiten: < [1 2 3] | Çështje gramatikore: Përdorimi i shkronjave të mëdha Initiator des Themas: Monika Coulson
| Monika Coulson Local time: 09:07 Mitglied (2001) Englisch > Albanisch + ... THEMENSTARTER SITE LOCALIZER Emërtimet shkencore | Mar 3, 2004 |
Shkruhen me shkronjë të madhe emërtimet shkencore të tipave, klasave, rendeve, familjeve e gjinive të botës bimore e shtazore në trajtën latine të tyre; te emërtimet e llojeve e të nëndarjeve të tyre shkruhet me shkronjë të madhe vetëm fjala e parë:
Chordata, Protozoa, Mammalia, Pisces, Rodentia, Canis lupus, Locusta viridis etj.
Angiospermae, Gymnospermae, Dicotyledones, Monocotyledones, Pinaceae, Larix, Abies, Castanea sativa, Salvia officinalis etj. | | | Monika Coulson Local time: 09:07 Mitglied (2001) Englisch > Albanisch + ... THEMENSTARTER SITE LOCALIZER Simbolet e elementeve kimike | Mar 3, 2004 |
Shkruhen me shkronjën e parë të madhe simbolet e elementeve kimike:
Cl, Fe, H, Mg, Mn, N, Na, O, S etj. | | | Monika Coulson Local time: 09:07 Mitglied (2001) Englisch > Albanisch + ... THEMENSTARTER SITE LOCALIZER Shkruhen me shkronjë të vogël | Apr 13, 2004 |
Emrat e përgjithshëm si rrugë, bulevard, stadium, shesh, lagje, hotel, kinema, teatër, ndërmarrje, uzinë, kombinat, hidrocentral, vapor, shkollë, klub, gazetë, revistë, roman, poemë, dramë, opera, balet, këngë, çetë, batalion, brigadë etj., që përcaktohen nga një emër a emërtim i përveçëm në rasën emërore, i vënë ndërmjet thonjëzash*, shkruhen me shkronjë të vogël:
rruga... See more Emrat e përgjithshëm si rrugë, bulevard, stadium, shesh, lagje, hotel, kinema, teatër, ndërmarrje, uzinë, kombinat, hidrocentral, vapor, shkollë, klub, gazetë, revistë, roman, poemë, dramë, opera, balet, këngë, çetë, batalion, brigadë etj., që përcaktohen nga një emër a emërtim i përveçëm në rasën emërore, i vënë ndërmjet thonjëzash*, shkruhen me shkronjë të vogël:
rruga "Asim Vokshi", rruga "Avni Rustemi", bulevardi "Dëshmorët e Kombit", stadiumi "Dinamo", sheshi "Skënderbej", lagjja "Çlirimi";
hotel "Adriatiku", hotel "Dajti", kinema "Skënderbeu", teatri "Migjeni", uzina Drini, shkolla "Katër Dëshmorët", shkolla "Liria", klubi "Tomori";
gazeta "Liria", revista "Nëntori", romani "Lumi i vdekur", drama "Toka jonë";
çeta "Selam Musaj", batalioni "Fuat Babani", brigada "Shkurte Pal Vata" etj.
Kur emërtimet e mësipërme përdoren më vete (jo në fjali) në tabelat, dokumentet e shpalljet zyrtare, shkruhet me shkronjë të madhe edhe fjala e parë.
Me shkronjë të madhe shkruhen gjithashtu emrat shesh, rrugë, lagje etj., kur ata janë pjesë e emërtimit të përveçëm përkatës:
Rruga e Barrikadave, Sheshi i Flamurit, Lagjja e Re, Klubi i Manastirit etj.
* Emrat e rrugëve e të shesheve në tabelat përkatëse nuk vihen në thonjëza. ▲ Collapse | | | Monika Coulson Local time: 09:07 Mitglied (2001) Englisch > Albanisch + ... THEMENSTARTER SITE LOCALIZER Shkruhen me shkronjë të vogël | Apr 23, 2004 |
Emrat e popujve dhe të banorëve të një vendi, të një krahine, të një qyteti etj. shkruhen me shkronjë të vogël:
afrikanët, algjerianët, amerikanët, bullgarët, evropianët, francezët, hungarezët, kinezët, pellazgët, polakët, rumunët, shqiptarët, vietnamezët, zvicerianët etj.;
arbëreshët, beratasit, dibranët, elbasanasit, gjirokastritët, kosovarët, kolonjarët, matjanët, myzeqarët, shkodranët, shpatarakët, tiranasit, ulqinakët, vlonjatët, etj. | |
|
|
Monika Coulson Local time: 09:07 Mitglied (2001) Englisch > Albanisch + ... THEMENSTARTER SITE LOCALIZER Shkruhen me shkronjë të vogël | Apr 23, 2004 |
Emrat e ditëve të javës, të muajve e të stinëve shkruhen me shkronjë të vogël:
e hënë, e martë, e mërkurë, etj.;
janar, shkurt, mars, prill etj.;
pranverë, verë, vjeshtë, dimër. | | | Vom Thema belegte Seiten: < [1 2 3] | Dieses Forum wird von keinem Moderator betreut. Um Verstöße gegen die ProZ.com-Regeln zu melden oder um Hilfe zu erhalten, wenden Sie sich bitte an unsere ProZ.com-Mitarbeiter » Çështje gramatikore: Përdorimi i shkronjave të mëdha Pastey |
---|
Your smart companion app
Pastey is an innovative desktop application that bridges the gap between human expertise and artificial intelligence. With intuitive keyboard shortcuts, Pastey transforms your source text into AI-powered draft translations.
Find out more » |
| Wordfast Pro |
---|
Translation Memory Software for Any Platform
Exclusive discount for ProZ.com users!
Save over 13% when purchasing Wordfast Pro through ProZ.com. Wordfast is the world's #1 provider of platform-independent Translation Memory software. Consistently ranked the most user-friendly and highest value
Buy now! » |
|
| | | | X Sign in to your ProZ.com account... | | | | | |