Off topic: Faleminderit dhe mirupafshim Initiator des Themas: Monika Coulson
| Monika Coulson Local time: 08:58 Mitglied (2001) Englisch > Albanisch + ... SITE LOCALIZER
Mbas 9+ vitesh si moderatore, është radha ime për t’i lënë lamtumirën këtij forumi të gjuhës shqipe, ku me të vërtetë kam mësuar shumë.
Ndihem e gëzuar që pata mundësi të komunikoj këtu me ju për tema gjuhësore apo dhe rubrika argëtuese. Ka qenë një përvojë e shkëlqyer, prej nga kam mësuar së tepërmi. Vendimi për t’u larguar si moderatore ishte i vështirë, por i domosdoshëm për mua. Edhe një herë, ju falënderoj të gjithëve që më keni nd... See more Mbas 9+ vitesh si moderatore, është radha ime për t’i lënë lamtumirën këtij forumi të gjuhës shqipe, ku me të vërtetë kam mësuar shumë.
Ndihem e gëzuar që pata mundësi të komunikoj këtu me ju për tema gjuhësore apo dhe rubrika argëtuese. Ka qenë një përvojë e shkëlqyer, prej nga kam mësuar së tepërmi. Vendimi për t’u larguar si moderatore ishte i vështirë, por i domosdoshëm për mua. Edhe një herë, ju falënderoj të gjithëve që më keni ndihmuar, këshilluar, qortuar, qoftë me miqësinë tuaj, apo me këshillat dhe mendimet tuaja profesionale.
Gjithë të mirat,
Monika ▲ Collapse | | | Mirënjohja nuk ka fund, fjalët janë të pafuqishme | Jul 31, 2009 |
E nderuar Monika,
Lajmi juaj është sa i papritur aq edhe i tronditshëm dhe emocionues.
Merita juaj në ngritjen e standardeve profesionale midis përkthyesve shqiptarë, nga të gjitha trojet shqipfolëse, është e paarritshme dhe e pabarazueshme.
Dua t’ju falenderoj personalisht për urtësinë, durimin, diturinë e pasur dhe posaçërisht për gatishmërinë tuaj për ta ndarë atë me kolegë si brënda ProZ.com-it ashtu edhe në kontakte të drej... See more E nderuar Monika,
Lajmi juaj është sa i papritur aq edhe i tronditshëm dhe emocionues.
Merita juaj në ngritjen e standardeve profesionale midis përkthyesve shqiptarë, nga të gjitha trojet shqipfolëse, është e paarritshme dhe e pabarazueshme.
Dua t’ju falenderoj personalisht për urtësinë, durimin, diturinë e pasur dhe posaçërisht për gatishmërinë tuaj për ta ndarë atë me kolegë si brënda ProZ.com-it ashtu edhe në kontakte të drejtpërdrejta.
Vendimi juaj është në dëm të secilit anëtar të këtij forumi por megjithatë duhet ta respektojmë.
Ju përshëndes si motër dhe ju them siç do t’i thosha motrës time:
Metsh shnosh ene u najfshim për t’majr!
Sherefedini
[Edited at 2009-07-31 21:11 GMT] ▲ Collapse | | |
E dashur Monika,
Të të them të drejtën më vjen shumë keq që po largohesh nga roli i Moderatores. Ti ke meritën e veçantë e të qenit përherë me logjikë të ftohtë, pa pasur paragjykime. Ke pasur dhe shpresoj të vazhdosh të kesh rolin tënd të ruajtjes së profesionalizmit, pastërtisë së gjuhës shqipe, cilësisë së përkthimeve, integritetit profesional.
Sidomos e kam për zemër këtë të fundit dhe këtu nuk e kam fare fjalën tek ti por tek p... See more E dashur Monika,
Të të them të drejtën më vjen shumë keq që po largohesh nga roli i Moderatores. Ti ke meritën e veçantë e të qenit përherë me logjikë të ftohtë, pa pasur paragjykime. Ke pasur dhe shpresoj të vazhdosh të kesh rolin tënd të ruajtjes së profesionalizmit, pastërtisë së gjuhës shqipe, cilësisë së përkthimeve, integritetit profesional.
Sidomos e kam për zemër këtë të fundit dhe këtu nuk e kam fare fjalën tek ti por tek problemet që disa herë kemi hasur me integritetin e profileve në bashkësinë tonë. Sa kohë që isha moderatore me ty këtu, ne u përpoqëm që ruanim mjedisin të pastër jo vetëm për sa i përket frymës së shëndoshë kolegjiale dhe nivelit të lartë të profesionalizmit gjuhësor dhe përvojës së profesionit tonë të përkthimit, por sidomos kundrejt sjelljeve dhe tentativave të shëmtuara fraudolente me profile e të tjera si këto.
E kam quajtur dhe e quaj këtë ende si një pikë shumë delikate dhe shpresoj që faqja të vazhdojë të bëjë një punë të mirë në këtë drejtim, pasi që këtu lindin dhe rrjedhin në mjedisin tonë shumë probleme të tjera profesionale.
Ju uroj të gjithëve përdorim të mbarë të faqes, punë të mbarë dhe verë të këndshme.
Me respekt, Fabiana ▲ Collapse | | | Faleminderit juve Monika... | Aug 4, 2009 |
për përpjekjet e bëra gjithë këto vite, për të krijuar një mjedis virtual kaq profesional për ne përkthyesit shqiptarë siç është proz.com-i.
Gjithashtu ju falenderoj për gatishmërinë që keni treguar, për të më ndihmuar sa herë kam pasur nevojë.
Përshëndetje dhe punë të mbarë,
Juliana | |
|
|
Eva T Englisch > Albanisch + ... Mirënjohje e thellë, Monika | Aug 5, 2009 |
Monika,
Jam e befasuar nga lajmi. Ky është forumi që ti formove dhe që na ka shërbyer kaq shumë gjatë këtyre viteve...
Ashtu siç thotë edhe Sherefedini, mirënjohja nuk ka fund. Përveç përpjekjeve profesionale në këtë forum të shqipes, me pyetjet KudoZ, dua të të falenderoj edhe për ndihmën personale që më ke dhënë gjatë këtyre viteve. Në çdo kohë u je përgjigjur pyetjeve/kërkesave dhe më ke ofruar ndihmën tënde.
Gjithashtu dua ... See more Monika,
Jam e befasuar nga lajmi. Ky është forumi që ti formove dhe që na ka shërbyer kaq shumë gjatë këtyre viteve...
Ashtu siç thotë edhe Sherefedini, mirënjohja nuk ka fund. Përveç përpjekjeve profesionale në këtë forum të shqipes, me pyetjet KudoZ, dua të të falenderoj edhe për ndihmën personale që më ke dhënë gjatë këtyre viteve. Në çdo kohë u je përgjigjur pyetjeve/kërkesave dhe më ke ofruar ndihmën tënde.
Gjithashtu dua të të falenderoj edhe për ndihmën e qëndrimin e drejtë dhe të paanshëm që ke mbajtur ndaj situatave të ndryshme që janë ngritur gjatë viteve.
Përsëri, faleminderit për gjithçka që ke sjellë mes nesh, qoftë nga ana profesionale, ashtu edhe personale. Të jesh e bindur se përpjekjet e tua na kanë vlejtur të gjithëve.
Sinqerisht,
Eva
p.s. Urime për bebin e vogël dhe me jetë të gjatë!!!! ▲ Collapse | | | Dieses Forum wird von keinem Moderator betreut. Um Verstöße gegen die ProZ.com-Regeln zu melden oder um Hilfe zu erhalten, wenden Sie sich bitte an unsere ProZ.com-Mitarbeiter » Faleminderit dhe mirupafshim Pastey |
---|
Your smart companion app
Pastey is an innovative desktop application that bridges the gap between human expertise and artificial intelligence. With intuitive keyboard shortcuts, Pastey transforms your source text into AI-powered draft translations.
Find out more » |
| Trados Business Manager Lite |
---|
Create customer quotes and invoices from within Trados Studio
Trados Business Manager Lite helps to simplify and speed up some of the daily tasks, such as invoicing and reporting, associated with running your freelance translation business.
More info » |
|
| | | | X Sign in to your ProZ.com account... | | | | | |