Demostrate apo Demonstrate- kjo eshte ceshtja? Initiator des Themas: Elda Shuaipi
|
Pershendetje te gjitheve
Marr shkas nga ngjarjet e 21 janarit ne Tirane, manifestimi i fundit kundra qeverise.
Duke jetuar larg Shqiperise si une ashtu dhe shume te tjere degjojme me keqardhje ngjarje te tilla.
Ne lajme, gazetat shqiptare on-line, youtube flitej per demonstrata kjo fjale m'i vrau shume
syte por edhe shqiptimi s'mbetej mbrapa.
Si ka mundesi pyesja veten qe ne lajmet kryesore te stacioneve televizive te shkruajne
e vazhdojne te flasin DEMONSTR... See more Pershendetje te gjitheve
Marr shkas nga ngjarjet e 21 janarit ne Tirane, manifestimi i fundit kundra qeverise.
Duke jetuar larg Shqiperise si une ashtu dhe shume te tjere degjojme me keqardhje ngjarje te tilla.
Ne lajme, gazetat shqiptare on-line, youtube flitej per demonstrata kjo fjale m'i vrau shume
syte por edhe shqiptimi s'mbetej mbrapa.
Si ka mundesi pyesja veten qe ne lajmet kryesore te stacioneve televizive te shkruajne
e vazhdojne te flasin DEMONSTRATE kur e dime mire qe nuk eshte ajo fjala e duhur
folja eshte demostroj e keshtu demostrate.
Nje gabim qe nuk duhet t'u lejohet asnje gazetari, politikani askujt nga ne shqipetareve
qe flasim shqip...
[Edited at 2011-03-18 12:23 GMT] ▲ Collapse | | | Ledja Vereinigtes Königreich Local time: 18:16 Englisch > Albanisch + ... Sipas fjalorit... | Mar 18, 2011 |
Përshëndetje, Elda
Në fakt, fjala e duhur është "demonstratë" / "demonstroj"/ "demonstrues" / "demonstrim". Ja si paraqitet në fjalorin e shqipes:
DEMONSTRATË f. sh.
Manifestim i masave të gjera punonjëse nëpër rrugë e
sheshe, që bëhet për të shprehur haptas një kërkesë
politike, ekonomike a shoqërore, për të kundërshtuar një
padrejtësi etj. (në vendet borgjeze e revizioniste).
Demonstratë antifashiste (antiimperi... See more Përshëndetje, Elda
Në fakt, fjala e duhur është "demonstratë" / "demonstroj"/ "demonstrues" / "demonstrim". Ja si paraqitet në fjalorin e shqipes:
DEMONSTRATË f. sh.
Manifestim i masave të gjera punonjëse nëpër rrugë e
sheshe, që bëhet për të shprehur haptas një kërkesë
politike, ekonomike a shoqërore, për të kundërshtuar një
padrejtësi etj. (në vendet borgjeze e revizioniste).
Demonstratë antifashiste (antiimperialiste).
Demonstratë proteste. Demonstrata e bukës.
Demonstratë ulur (ndenjur). Në krye (në ballë) të
demonstratës. U hodhën (dolën, morën pjesë) në
demonstratë. Bënë demonstrata.
Besoj se përdorimi "demostratë" vjen nga ndikimi i italishtes, ashtu si me shumë fjalë të tjera të huazuara ("kopetencë" është një që e dëgjoj shpesh - e drejtshkruar duhet të ishte "kompetencë). Përdorimi i një programi korrigjues (spellchecker) do t'i vinte në dukje gabime të tilla dhe do të unifikonte përdorimin e drejtë të paktën në shkrime zyrtare. Duke patur parasysh se huazimet hyjnë nga të katër anët, unifikimi i përdorimit është një faktor me shumë rëndësi.
Faleminderit që e ngre një çështje të tillë. Është mirë të mësojmë nga njëri-tjetri në një atmosferë komunikimi profesionist e të shëndetshëm. Kam dhe unë ca çështje për të ngritur, po do ulem e të shkruaj më me nge.
Punë të mbarë,
Ledja ▲ Collapse | | | Elda Shuaipi Local time: 19:16 Albanisch > Englisch + ... THEMENSTARTER Prejardhja e fjales | Mar 19, 2011 |
Pershendetje Ledja
Une jam e re ne Proz me behet qejfi qe ketu kam plot bashkatdhetare
profesionist e te zote qe shkuajne dhe mbrojne gjuhen shqipe nga fjalet e huaja.
Por doja te ndalesha tek prejardhja e fjales demostrate
shqipja e ka huazuar nga greqishtja e vjeter:
DEMOS qe do te thote fuqi,pushtet
STRATOS qe do te thote popull Dmth: fuqia e popullit.
Pune te mbare!
[Edited at 2011-03-19 07:32... See more Pershendetje Ledja
Une jam e re ne Proz me behet qejfi qe ketu kam plot bashkatdhetare
profesionist e te zote qe shkuajne dhe mbrojne gjuhen shqipe nga fjalet e huaja.
Por doja te ndalesha tek prejardhja e fjales demostrate
shqipja e ka huazuar nga greqishtja e vjeter:
DEMOS qe do te thote fuqi,pushtet
STRATOS qe do te thote popull Dmth: fuqia e popullit.
Pune te mbare!
[Edited at 2011-03-19 07:32 GMT] ▲ Collapse | | | Përshëndetje Elda | Mar 19, 2011 |
ELDA Shuaipi wrote:
DEMOS qe do te thote fuqi,pushtet
STRATOS qe do te thote popull Dmth: fuqia e popullit.
DEMOS do të thotë POPULL në greqishten e vjetër.
Në greqishten e re STRATOS përkthehet USHTRI, por nuk jam e sigurt nëse ka kuptime të tjera në greqishten e vjetër.
"Fuqia e popullit" është pak a shumë kuptimi i fjalës DEMOKRACI.
Gjithë të mirat,
Juliana
[Edited at 2011-03-19 20:03 GMT] | |
|
|
Përshëndetje! | Mar 20, 2011 |
Nuk di shumë për etimologjinë e fjalës "demonstratë", por më vijnë menjëherë ndërmend fjalët e italishtes: "dimostrazione", "dimostrare".
Ajo n-ja që kemi në shqip, në ndryshim nga rrënja e fjalës në italisht, më sjell ndërmend për analogji fjalën "institucion", në italisht "istituzione".
Me sa duket pra, këto fjalë të huazuara nga italishtja apo latinishtja (nuk e di me saktësi se nga cila, ka të ngjarë të jetë e dyta, por duhet të thell... See more Nuk di shumë për etimologjinë e fjalës "demonstratë", por më vijnë menjëherë ndërmend fjalët e italishtes: "dimostrazione", "dimostrare".
Ajo n-ja që kemi në shqip, në ndryshim nga rrënja e fjalës në italisht, më sjell ndërmend për analogji fjalën "institucion", në italisht "istituzione".
Me sa duket pra, këto fjalë të huazuara nga italishtja apo latinishtja (nuk e di me saktësi se nga cila, ka të ngjarë të jetë e dyta, por duhet të thellohem me tej në këtë çështje), në shqip kanë të shtuar n-në në rrënjë:
dimostrazione - demonstratë
istituzione - institucion
Ia kalofshi mirë ▲ Collapse | | | Orvajtje etimologjike | Mar 20, 2011 |
Demonstratio, -onis, latinisht =
1. tregim, paraqitje, çfaqje
2. shpjegim, kthjellim; dëshmi, provë e gjallë
3. argumentim
Demonstratë, pra në kuptimin për të cilin u nis ky muhabet: d.m.th.
paraqitje/çfaqje e mospajtimit/pakënaqësisë/revoltës/kundërshtimit ndaj dikujt ose ndonjë çështje. | | | Ledja Vereinigtes Königreich Local time: 18:16 Englisch > Albanisch + ...
Besoj se origjina etimologjike e paraqitur nga Sherefedini është ajo që i bie pikës. Unë po orvatesha me emrin e lashtë Demostratus, se mos nga këtu kishte rrjedhur dhe fjala që po rrahim, po kjo s'më nxori gjëkund.
Me gjithë huazimet e marra botërisht nga disa fjalë bazë të greqishtes së vjetër, shqipja këto huazime nuk i ka përftuar drejtpërdrejt nga populli fqinj, por nga huazimet e stabilizuara nga gjuhë të tjera moderne.
Temë interesante kj... See more Besoj se origjina etimologjike e paraqitur nga Sherefedini është ajo që i bie pikës. Unë po orvatesha me emrin e lashtë Demostratus, se mos nga këtu kishte rrjedhur dhe fjala që po rrahim, po kjo s'më nxori gjëkund.
Me gjithë huazimet e marra botërisht nga disa fjalë bazë të greqishtes së vjetër, shqipja këto huazime nuk i ka përftuar drejtpërdrejt nga populli fqinj, por nga huazimet e stabilizuara nga gjuhë të tjera moderne.
Temë interesante kjo! ▲ Collapse | | | Roland Lelaj Kanada Local time: 13:17 Mitglied (2008) Englisch > Albanisch + ... demostratë / demonstratë | Mar 21, 2011 |
Përshëndetje,
Në fakt, në vitet e para të shkollës këtë fjalë e kemi lexuar e shkruar normalisht si "demostratë" (besoj për lehtësi shqiptimi dhe nga ndikimi i italishtes).
Më pas, gjithnjë e më tepër, pamë të hynte në qarkullim, në libra, gazeta e radio-Tv, forma e drejtë e kësaj fjale, pra "demonstratë" (bazuar në latinishten dhe e forcuar sot edhe nga anglishtja).
Më bëhet qejfi që sot në Shqipëri vazhdohet të ruhen ende di... See more Përshëndetje,
Në fakt, në vitet e para të shkollës këtë fjalë e kemi lexuar e shkruar normalisht si "demostratë" (besoj për lehtësi shqiptimi dhe nga ndikimi i italishtes).
Më pas, gjithnjë e më tepër, pamë të hynte në qarkullim, në libra, gazeta e radio-Tv, forma e drejtë e kësaj fjale, pra "demonstratë" (bazuar në latinishten dhe e forcuar sot edhe nga anglishtja).
Më bëhet qejfi që sot në Shqipëri vazhdohet të ruhen ende disa fjalë në formën e tyre korrekte ndërkohë kur shumë fjalë të tjera të bukura e domethënëse janë hedhur në koshin e braktisjes.
Punë të mbarë,
roland ▲ Collapse | | | Dieses Forum wird von keinem Moderator betreut. Um Verstöße gegen die ProZ.com-Regeln zu melden oder um Hilfe zu erhalten, wenden Sie sich bitte an unsere ProZ.com-Mitarbeiter » Demostrate apo Demonstrate- kjo eshte ceshtja? CafeTran Espresso |
---|
You've never met a CAT tool this clever!
Translate faster & easier, using a sophisticated CAT tool built by a translator / developer.
Accept jobs from clients who use Trados, MemoQ, Wordfast & major CAT tools.
Download and start using CafeTran Espresso -- for free
Buy now! » |
| Wordfast Pro |
---|
Translation Memory Software for Any Platform
Exclusive discount for ProZ.com users!
Save over 13% when purchasing Wordfast Pro through ProZ.com. Wordfast is the world's #1 provider of platform-independent Translation Memory software. Consistently ranked the most user-friendly and highest value
Buy now! » |
|
| | | | X Sign in to your ProZ.com account... | | | | | |